Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Modelet e avancuara të inteligjencës artificiale kanë shënuar një përparim të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar në shumë fusha aftësitë e shkencëtarëve më të mirë dhe duke qenë në gjendje të kryejnë një pjesë të konsiderueshme të punëve të punonjësve, deklaroi të hënën drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës dhe Konferencës Ndërkombëtare të Naftës në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Altman foli për zhvillimin e shpejtë të teknologjisë së inteligjencës artificiale gjatë vitit të fundit. “Në fillim të këtij viti, inteligjenca artificiale nuk ishte kryesisht aq e zgjuar sa shkencëtari ynë më i zgjuar, dhe tani është kryesisht më e zgjuar se ata”, u shpreh Altman. Ai shtoi se, ndërsa më parë IA nuk ishte...