Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Drejtori i AMP, Florian Sulejmani jep dorëheqjen
Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Burime bëjnë me dije se për këtë lëvizje është vënë në dijeni edhe kryeministri Edi Rama. Shkaqet e dorëheqjes së Sulejmanit mbeten të paqarta dhe nuk është dhënë ende asnjë shpjegim zyrtar nga vetë ai apo nga institucionet përkatëse. Pavarësisht se dorëheqja është dorëzuar, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse ajo do të pranohet apo jo. Florian Sulejmani u emërua në krye të AMP si pjesë e reformës për forcimin e kontrollit dhe transparencës brenda strukturave të Policisë së Shtetit.