Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore takon përfaqësues të ICITAP
👁11867
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani priti në takim Zëvëndësdrejtorin e ICITAP Stephen Fields i shoqëruar nga Atasheu i ICITAP në Shqipëri Richard Deasy. Në fokus të takimit ishin sfidat aktuale në trajtimin e rasteve komplekse, rritja dhe modernizimi i kapaciteteve teknologjike dhe profesionale, si edhe thellimi i bashkëpunimit strategjik ndërinstitucional në fushën e zbatimit të ligjit. Sulejmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të programit ICITAP, nëpërmjet asistencës së dedikuar për trajnimet profesionale të stafit, veçanërisht trajnimet e specializuara në FBI, mundësimin e pajisjeve të fjalës së fundit dhe vizitave studimore në institucionet homologe, duke...