Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Drejtorët
Nga Erion Dasho Në një shtet serioz, nëpunësit civilë dhe drejtuesit janë hallka kyçe për funksionimin e institucioneve dhe vetë shtetit. Ata janë memorja institucionale, garancia e zbatimit të ligjit dhe përgjegjësit për funksionimin e gjithë shtetit, përtej cikleve të qeverive dhe interesave të përkohshme politike. Pa një kastë drejtuesish të aftë, të ndershëm dhe të pavarur, nuk mund të kryhen reforma dhe as zbatohen strategji zhvillimore afatgjata. Përvoja e punës në këto vite më ka çuar në shumë vende të botës dhe më ka dhënë mundësinë të njihem nga afër me mënyrën si funksionon administrata publike në këto vende....