Drejtonte trafikun e kokainës në 3 kontinente, 43-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA

Drejtonte trafikun e kokainës në 3 kontinente, 43-vjeçari shqiptar dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA

Ylli Didani, 43-vjeçari nga Shqipëria, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale në Detroit, SHBA, për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ai u shpall fajtor pasi provat në gjyq dëshmuan se ai ishte kreu i një organizate kriminale me shtrirje në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropë. Organizata e tij financoi dhe organizoi dërgesa të mëdha kokaine, të cilat u transportuan nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Hetimi zbuloi se në vitet 2019 dhe 2020, autoritetet amerikane sekuestruan mbi 3,400 kilogramë kokainë, të ngarkuar në pesë anije mallrash që po udhëtonin...
Burimi: Kohajone.com