Burimi:
Javanews.al

Drejtonin makinat në gjendje të dehur dhe pa patenta, policia arreston katër persona
👁5869
Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona. Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë një 42 vjeçar dhe një 53 vjeçar pasi janë kapur duike drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, në pranga kanë rënë një 19 vjeçar dhe një 21 vjeçar pasi ishin duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. “Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit: -L. M., 42 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur; -J. B., 19 vjeç dhe M. D., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa lejen përkatëse.”, njofton policia.