Drejtësia vihet në vend pas 30 vitesh, dënohet vrasësi i reperit Tupac Shakur

Drejtësia vihet në vend pas 30 vitesh, dënohet vrasësi i reperit Tupac Shakur

Tridhjetë vjet pas vrasjes së legjendës së rap-it, Tupac Shakur, çështja mori një kthesë vendimtare pasi një gjykatë në Las Vegas shpalli fajtor Duane Keith Davis, ish-drejtues bande. Davis, 63 vjeç, u shpall përgjegjës për vrasjen e reperit, edhe pse nuk ishte personi që tërhoqi këmbëzën. Prokuroria u mbështet kryesisht në deklaratat dhe rrëfimet e tij të mëparshme. Që në vitin 2019, në autobiografinë e tij “Compton Street Legend”, Davis kishte përshkruar me detaje ngjarjet që çuan në vrasjen e Tupac. Tupac Shakur lindi në East Harlem të Nju Jorkut në vitin 1971 dhe u bë një nga figurat më të rëndësishme të hip-hop-it në fillim të viteve ’90. Në këngët e tij ai trajtonte tema si pabarazia sociale, racizmi sistemik, dhuna policore dhe vështirësitë...