Dredhza Braina, shqiptarja nga Prishtina që do të jetë jo një emër por simbol i sigurisë kibernetike ndërkombëtare

Dredhza Braina, shqiptarja nga Prishtina që do të jetë jo një emër por simbol i sigurisë kibernetike ndërkombëtare

Nga Albert Vataj Në një kohë kur teknologjia digjitale është bërë fusha më dinamike dhe jetike për zhvillimin e qytetërimit bashkëkohor, emri i një vajze të re nga Prishtina, Dredhza Braina, është ngjitur me vendosmëri në një prej majave më të larta të kësaj bote komplekse dhe të ndërlikuar, atë të sigurisë kibernetike.Në gusht të vitit 2025, në një ceremoni të zhvilluar në Las Vegas, SHBA, Braina u shpall fituese e çmimit global “Cybersecurity Woman of the Year”, në kategorinë domethënëse “Barrier Breaker”. Ky çmim vlerëson gratë që jo vetëm kanë shkëlqyer profesionalisht, por që kanë thyer kufizimet strukturore, kulturore dhe gjinore në një fushë që për dekada ka qenë e dominuar nga burrat dhe nga qendrat teknologjike globale.Kjo fitore nuk është vetëm një medalje...