Dredhza Braina fiton çmimin ndërkombëtar “Global Cybersecurity Woman of the Year”

Dredhza Braina fiton çmimin ndërkombëtar “Global Cybersecurity Woman of the Year”

Ekspertja kosovare e sigurisë kibernetike, Dredhza Braina, është shpallur fituese e çmimit “Global Cybersecurity Woman of the Year”, në kategorinë “Barrier Breaker”, duke u renditur e para në botë për kontributin dhe ndikimin e saj në këtë fushë. Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Braina falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj, duke theksuar se ky çmim i përket jo vetëm asaj, por çdo njeriu që ka thyer barriera dhe nuk është ndalur përballë sfidave. “Ky çmim nuk është vetëm për mua, është për të gjithë ata që janë përballur me sfida, por nuk janë ndalur, kanë thyer heshtjen e kanë thyer barrierat,” shkroi ajo. Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për organizatorët dhe anëtarët e jurisë që...