Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave, Serbia me probleme!
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2026, ndërsa Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në të ashtuquajturat fusha themelore. Kështu thuhet në draftin e komunikatës vjetore të Komisionit Evropian (KE) për politikën e zgjerimit, të cilën ky institucion pritet ta publikojë javën e ardhshme. Paketa e zgjerimit është një tërësi dokumentesh përmes të cilave Komisioni Evropian vlerëson përparimin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në bazë të saj, shtetet anëtare vendosin për hapat e mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit, si hapja dhe mbyllja e kapitujve. Në draftin, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL), vlerësohet se përparimi i vendeve të rajonit vazhdon të...
Burimi:
javanews.al