Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Drafti i ri i Kodit Penal / Avokati: 900 nene sikur i kanë përkthyer me Google Translate…
Avokati Bledar Meminaj ka shprehur kritika të forta ndaj projekt-kodit të ri penal, në emisionin “Debat”. Ai e cilësoi procesin si të papërgatitur dhe të paqartë, duke vënë në pikëpyetje qartësinë dhe cilësinë e dokumentit ligjor. “Minimalja, kjo duhej të ndahej në faza që të adaptohej shoqëria. Si mund të veprojmë me 900 nene? Edhe ne që jemi profesionistë dhe gjyqtarët që marrin vendime, e mbajnë kodin përpara, sepse nuk i mbajnë dot të gjitha përmendësh. Këtu do të kemi shumë punë, edhe juristët do të kenë nevojë për këshillime,” u shpreh Meminaj. Sipas tij, projekt-dokumenti nuk është vetëm i...