Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Drafti i Kodit të ri Penal, Rama: U prezantua për të mbledhur opinionet rreth tij, të alarmuarit të mos ekspozohen në diell!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve publike dhe kundërshtive rreth draftit të Kodit të ri Penal të prezantuar nga qeveria. “Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij. Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo...