Drafti i Kodit të ri Penal, PL: Neni 210 nga Rama i hap rrugën shitjes së territoreve të Shqipërisë

Drafti i Kodit të ri Penal, PL: Neni 210 nga Rama i hap rrugën shitjes së territoreve të Shqipërisë

Partia e Lirisë edhe këtë të mërkurë i ka bërë një analizë draftit të Kodit të Ri Penal. Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e Territorit” janë tradhti kombëtare e Edi Ramës pasi zbusin ndëshkimin penal duke i hapur rrugë cenimit të sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. ”Kodi i ri Penal nuk është asgjë tjetër veçse një alibi për të nxjerrë në shitje territorin e Republikës së Shqipërisë. Asnjë centimetër tokë i Republikës së Shqipërisë nuk është i negociueshëm. Askush që e dorëzon, përkohësisht apo përgjithmonë, nuk mund të trajtohet ndryshe veçse...