No Image Available

Drafti i Kodit të ri Penal, nuk dekriminalizohet shpifja, AGSH do i kërkojë KiE-së të ndërhyjë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me shqetësim pas prezantimit të draftit të ri të Kodit Penal nga Ministria e Drejtësisë, duke kritikuar mungesën e një qasjeje për dekriminalizimin e shpifjes, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga organizata ndërkombëtare dhe partnerë europianë. Në deklaratën zyrtare, AGSH shpreh keqardhje që autoritetet nuk e kanë shfrytëzuar këtë reformë ligjore si një mundësi për të hequr përfundimisht shpifjen nga legjislacioni penal një kërkesë e përsëritur nga Bashkimi Europian, OSBE dhe organizata të të drejtave të njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të informimit. AGSH njofton se do të përdorë të gjitha mekanizmat...