Drafti i Kodit të ri Penal, Agim Baçi: Ka nene që vetë BE i ka refuzuar

Drafti i Kodit të ri Penal, Agim Baçi: Ka nene që vetë BE i ka refuzuar

Analisti dhe gazetari Agim Baçi teksa analizon draftin e ri të Kodit Penal, thotë se disa prej ndryshimeve të propozuara, veçanërisht ato që lidhen me lirinë e shprehjes, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe bien ndesh me Kushtetutën. ”Do të komentoj pjesën e cenimit të lirisë së shprehjes në Kodin e ri Penal. Mendoj se është antikushtetuese dhe e rrezikshme”, tha Baçi duke theksuar se qeveria duhet të jetë e hapur ndaj kritikës, pasi përfaqëson qytetarët dhe është në shërbim të tyre. Për të liria e shprehjes është një nga parimet themelore të demokracisë dhe nuk mund të kufizohet me ligje...