DOSJET E UDB’ës FAMËKEQE PËR MËSUESIT SHQIPTARË NË KOSOVË (1945 – 1952)

DOSJET E UDB’ës FAMËKEQE PËR MËSUESIT SHQIPTARË NË KOSOVË (1945 – 1952)

Pashtriku.org, 18. 11. 2013 – Ndjekjet, keqtrajtimet, persekutimet dhe burgosjet e mësimdhënësve shqiptarë në vitet 1945 – 1952 (por edhe në periudhat e mëvonshme) nga shërbimi sekret jugosllavë (UBD), ishin dhe mbetën aktet me të tmerrshme të represionit të përditshëm, që përjetonin intelektualët shqiptarë në ato vite. UDB-a famëkeqe përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë të shtresave të ndryshme. Ajo këtë veprimtari antishqiptare e kryente, në koordinim të plotë me strukturat më të larta partiake e shtetërore të regjimit komunist të Tito &Rankoviqit, dhe prandaj jo më kotë cilësohej si syri dhe veshi i këtij regjimi. Në vijim lexoni një listë të mësimdhënësve shqiptarë, të cilët UDB’a duke i...