Dosjet e luftës nuk mbyllen/ Thirrje për ndjekjen e zyrtarëve serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Dosjet e luftës nuk mbyllen/ Thirrje për ndjekjen e zyrtarëve serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së ka rikthyer në qendër të debatit edhe çështjen e përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës së Kosovës. Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Rrjeti i Pajtimit REKOM kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët pas vendimit të Hagës. Tre organizatat theksojnë se aktgjykimi ka dokumentuar fakte që, sipas tyre, nuk mund të mohohen pavarësisht narrativave politike apo historike mbi luftën e UÇK-së. Në deklaratë thuhet se vendimi dokumenton vende ndalimi, raste torture, vrasje dhe zhdukje të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Mes viktimave, sipas organizatave, kishte edhe shqiptarë të Kosovës, përfshirë persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, njerëz pa angazhim politik, por...