Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosje gati për SPAK, ja shkeljet e rënda të Plarent Ndrecës dhe Sandër Lleshajt me transferimin e pronës së godinës…
Një dosje e plotë, e mbështetur në fakte, firma zyrtare dhe vendime të dyshimta të marra me urgjencë, qëndron aktualisht në sirtarët e shtetit, por jo në tryezën e SPAK. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, finalizuar në korrik të vitit 2024, ekspozon një skandal të mirëstrukturuar që përfshin dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme: ish-ministrin Sandër Lleshaj dhe ish-sekretarin e përgjithshëm Plarent Ndreca. Me veprime të njëanshme, të nxituara dhe jashtë çdo standardi ligjor, ata transferuan godinën e Qendrës së Automjeteve të Policisë në një pronë shtatë herë më të vogël, pa asnjë analizë funksionale dhe...