Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dosja Veliaj/ Çfarë lidhje ka 60 mijë euroshi cash me ndërtuesit “famëkeq” të pallateve që u shembën nga tërmeti në Durrës
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANË- Një detaj tjetër është nxjerrë nga dosja për çitin Veliaj-Xoxa që mesa duket lidhen edhe me firmën "Doma CO" (ish-"JEDAS"). Në dosjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), hetuesit kanë siguruar komunikimet e financieres së Ajola Xoxës, Adela Kondakçiut me ekonomisten, ku bëjnë bilancin për firmën "Partners Law". Në dosje, ekonomistja njofton financieren që ka dhe diçka të hapur (supozohet një pagesë) me kompaninë "Jedas", e cila shfaqet për herë të parë në komunikimet mes tyre. "Madje ajo shton: nuk jam shumë e qartë. Është bisedë ndërmjet shefave. Këto komunikime që dëshmojnë mënyrën e financimit të shtetases Ajola Xoxa tek të dy shoqëritë e menaxhuara prej saj, prej një subjekti tregtar pronari i të cilit...