Dosja ‘Sterilizimi’/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, shkak mungesa e ish-ministrit

Dosja ‘Sterilizimi’/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, shkak mungesa e ish-ministrit

Seanca në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për në datën 7 Maj. Në sallë nuk ishte i pranishëm Ilir Beqaj dhe as avokati i tij, Ermal Yzeiraj, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik. Ndërsa ish-ministri paraqiti një deklaratë ku nuk mund të merrte pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, ku bashkëngjitur administroi edhe një recetë të mjekimeve që po merr në qeli. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv