Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dosja “Revanshi” drejt gjykimit në GJKKO! SPAK mbyll hetimet për Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Leonard Dukën dhe bashkëpunëtorët e tjerë
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen “Revanshi”. Dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do të gjykojë 14 të pandehurit e kësaj dosjeje, Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli, të akuzuar për një sërë veprash penale. NJOFTIMI I PLOTË: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022, në ngarkim të...