DOSJA QË TRONDIT SIGURINË/ Shefja e SHISH nën masë sigurie, çfarë po heton SPAK?
Aksion i SPAK dhe masa të reja sigurie në një prej hetimeve më të bujshme të kohëve të fundit. Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është pezulluar nga detyra dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas të dhënave të bëra publike, masa ndaj drejtueses së SHISH është vendosur në kuadër të një hetimi që lidhet me dosjen e AKSHI-t dhe zhvillimet rreth hetimit ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i cili u arrestua në fund të muajit gusht pas disa muajsh në kërkim. Operacioni i sotëm përfshin disa persona dhe po zhvillohet nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në çështje janë të angazhuar prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani. Hetimet lidhen me një dosje të...
Burimi:
ntv.al