Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dosja ‘Plumbi i artë’/ Përplasje mes avokatëve e SPAK në seancë, GJKKO pranon që të njihen me dëshminë e Erjon Alibejt më 2022
Në procesin e dosjes “Plumbi i artë” në GJKKO, ku bashkëpuntorë të drejtësisë janë Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase, u zhvillua debat i fortë në seancën e sotme, përsa i takon marrjes së 6 akteve hetimore, që kanë të bëjnë me dëshmi të Alibejt para prokurorëve. Prokurorja Doloreza Musabelliu deklaroi në sallë se: “Këto janë provat që kemi sjellë në gjykatë. Sa i takon marrëveshjes ne e kemi në dosje. Nuk mund të vihet në diskutim statusi i bashkëpunëtorit. Më 29 Qershor 2023 është lidhur marrëveshja. Vetë organi që ia heq statusin është vetëm organi i akuzës”. Kurse avokati Aldo Shkëmbi teksa...