Burimi:
Sot.com.al

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën! Ja kur do të mbahet gjyqi i radhës
👁5220
Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e PD-së Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”. Burime bëjnë me dije se seanca e radhës do të mbahet ditën e premte, 18 prill në orën 09:30. Burime bëjnë me dije se në seancën që u mbajt sot nuk u mor asnjë vendim. Sot ishte planifikuar që gjykata të vendoset nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen. Por vendimi nuk u mor dhe seanca u shty për më 18 prill. Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh...