Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dosja “Partizani”, Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore
👁10253
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata “detyrim paraqitje”. Burime bëjnë me dije se arsyeja e mungesës lidhet me probleme shëndetësore. Më konkretisht, kryedemokrati raportohet se po kalon një situatë viroze, që e ka detyruar të qëndrojë i tërhequr nga angazhimet publike ditën e sotme. Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga selia blu apo nga avokatët e tij. Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në një proces të hapur hetimor dhe është subjekt i masës së sigurisë “detyrim paraqitje”...