Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja ‘Partizani’/ Gjykata e Lartë rrëzon për të disatën herë rekursin e Jamarbër Malltezit
Gjykata e Larte ka rrezuar për të disatën herë rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD, Sali Berisha, i cili masën e arrestit në shtëpi. Avokatët e Malltezit kërkuan që ai të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë, duke theksuar se masa e arrestit shtëpiak nuk është më e justifikuar në këtë fazë të procesit. Dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha qëndron në arrest shtëpie që prej Nëntorit 2023. Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.