Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për gjyqtaren
👁5147
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e të pandehurve për dosjen “Partizani”, për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Andia Pustina, të cilët në seancën e 24 prillit kërkuar përjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri. Siç raportohet, sot gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesave, pasi nuk gjeti shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokateve. Më datë 5 maj, Davidhi pritet të japë vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes Partizani.