Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkojnë që të mos gjykohen nga gjyqtarët e GJKKO, pasi sipas tyre këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces. Më herët relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me...