Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dosja “Partizani”, caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin (Emrat)
👁10074
Magjistratja Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen “Partizani”, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre. Shorti u hodh sot në GJKKO, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë dy anëtarët e trupës gjykuese. Kjo treshe gjyqtarësh Elsa Ulliri (kryesuese) Bib Ndreca dhe Rudina Palloj do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel. Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer...