Dosja ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’

Dosja ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.Jashtë ambienteve të SPAK ai u prit nga dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike. Kujtojmë se me vendim të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të muajit.Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Burimi: Opinion.al