Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon përjashtimin e 3 gjyqtarëve: Përgjohen nga SPAK
Të hënën e tretë të korrikut, ish-kryeministri Sali Berisha, kishte punë edhe me SPAK–un, ku duhet të paraqitej në zbatim të masës së sigurisë, edhe me Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohej seanca e dytë e dosjes “Partizani”. Lideri demokrat kaloi dy herë veç pragun e SPAK, ndërsa nuk shkoi në gjyqin ku akuzohet për “korrupsion”, duke ia lënë në dorë përfaqësimin avokatëve. Berisha shënjestroi kreun e Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, që sipas tij, kishte regjistruar pa emër hetimin e dy kallëzimeve kundër gjyqtares Irena Gjoka. “Se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë...