Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së paralajmërojnë se do të vazhdojnë hetimet për lidhjet e presidentit Donald Trump me rrjetin e trafikimit seksual të Jeffrey Epstein, nëse rifitojnë shumicën në zgjedhjet e mesmandatit. Në një raport të ri të publikuar të hënën nga demokratët e Komisionit për Drejtësinë në Dhomën e Përfaqësuesve, kërkohet emërimi i një prokurori të posaçëm për të hetuar lidhjet e presidentit amerikan me financierin e dënuar për krime seksuale. Sipas raportit, ekzistojnë pretendime që kërkojnë hetim të mëtejshëm për përfshirjen e mundshme të Trumpit në abuzimet seksuale të kryera nga Epstein ndaj grave të reja gjatë viteve 1990. Demokratët kërkojnë gjithashtu qasje të plotë në dokumentet e çështjes dhe hetime për personat që mund të kenë ndihmuar në fshehjen e...