Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dosja Epstein/ Kongresi kërkon që gruaja e milionerit të dëshmojë para tyre, avokatët e Maxwell: Nuk do e bëjë pa imunitet apo falje presidenciale
Avokatët e bashkëshortes së Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, thanë në një letër drejtuar Kongresit të hënën se ajo nuk është e gatshme të dëshmojë pa imunitet ose një falje presidenciale për të ulur dënimin e saj me 20 vjet burg, sipas New York Times. Vëmendja publike kohët e fundit është zhvendosur në mundësinë e Maxwell për të dëshmuar para ligjvënësve pasi administrata Trump ndryshoi papritur kursin dhe refuzoi të publikonte më shumë informacion nga hetimi i dosjes Epstein. Jeffrey Epstein, një multimilioner me lidhje të shumta në elitën amerikane, vrau veten në një qeli burgu federal në vitin 2019, menjëherë...