Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i sigurisë Faik Basha dhe ish-prokurori Ervin Karanxha komentuan dosjen e SHISH dhe masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kreut të institucionit, Vlora Hyseni. Basha theksoi rëndësinë e SHISH dhe nevojën që drejtuesi i institucionit të mos bjerë pre e presioneve, ndërsa foli edhe për pasojat që mund të ketë çështja mbi institucionin. Nga ana tjetër, Karanxha nënvizoi nevojën për kujdes gjatë hetimit, veçanërisht për mbrojtjen e jetës private të personave që nuk lidhen me veprën penale dhe sigurinë e bashkëpunëtorëve. Faik Basha tha: “Drejtuesi i SHISH nuk duhet të bjerë pre e presionit. Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit. Duhet të dimë që SHISH është shumë i rëndësishëm. Dy vitet e fundit ne kemi...