U plagos në sy nga dhuna e policisë/ Prokuroria thërret për dëshmi Erjon Vishkullin

U plagos në sy nga dhuna e policisë/ Prokuroria thërret për dëshmi Erjon Vishkullin

Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë.  Plagosja e të riut është pjesë e hetimeve që organi i akuzës ka nisur për përdorimin e dyshuar joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.  Kujtojmë që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin për veprat penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare. Në kuadër të hetimeve janë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartela mjekësore e të riut pranë Spitalit Universitar të Traumës. Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është bashkëpunimi me autoritetet italiane,...