Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, SPAK hedh shortin për prokurorin që do të hetojë dosjen
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e rreth 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës, pasi Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm shpalli moskompetencën dhe ia përcolli çështjen SPAK-ut. Këtë të enjte, më 19 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme është hedhur shorti për caktimin e prokurorit që do të marrë në shqyrtim dosjen. Shkak për kalimin e hetimeve në SPAK janë dyshimet se përvetësimi i shumës mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Sipas burimeve, hetimet mund të shtrihen edhe drejt ish-zyrtarëve, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të mësuar emrin ose emrat konkretë, nuk ka pasur konfirmim zyrtar. Ngjarja u zbulua pas një kontrolli të brendshëm të Postës Shqiptare, ku rezultoi se...
Burimi:
javanews.al