Dosja ‘Buka’ trondit politikën/ Ahmetaj në arrati, gjykata nis gjyqin e shekullit

Dosja ‘Buka’ trondit politikën/ Ahmetaj në arrati, gjykata nis gjyqin e shekullit

GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Buka” ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt. Gjyqtari Erjon Cela mori vendimin për të kaluar dosjen për gjykim në themel. Pesë personat e përfshirë në këtë dosje do të gjykohen veç nga Ahmetaj. Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare. Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari...