Dosja “Buka” e Arben Ahmetajt kalon për gjykim

Dosja “Buka” e Arben Ahmetajt kalon për gjykim

Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kjo pasi gjyqtari paraprak Erjon Çela e ka kaluar çështjen për gjykim. Bëhet fjalë për dosjen e njohur si “Buka”, në të cilën Ahmetaj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Bashkë me të do të gjykohen edhe pesë të pandehur të tjerë, të përfshirë në të njëjtën çështje. Vendimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq...