Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja “Buka”/ Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në themel
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me drejtësin pas vendimit të gjyqtarit paraprak Erjon Cela për kalimin e çështjes “Buka” në gjykim në themel. Ahmetaj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Bashkë me të do të gjykohen edhe pesë të pandehur të tjerë, të përfshirë në të njëjtën çështje. Vendimi për kalimin në gjykim vjen pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet për këtë çështje. Tashmë, dosja do të shqyrtohet në themel nga trupa gjykuese, ndërsa mbetet të shihet si do të vijojë procesi ndaj ish-zyrtarit të lartë.