Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja “5D”/ Shtyhet seanca e parë në GJKKO për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
👁4907
Seanca e parë pë dosjen “5D” në GJKKO u shty për shkak të zëvendësimit të avokatit të Redi Mollës, ndërsa një tjetër mbrojtës kërkoi kohë të njihet me aktet. Sipas informacioneve seanca e radhës u la më datë 30 prill. Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në...