Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Dosja 5D”/ Ish-zyrtarja e Bashkisë shpallet fajtore për shkelje të barazisë në tendera, dënohen dhe katër të tjerë
👁5448
Ish-zyrtarja e Bashkisë Tiranë, Englantina Zere, u shpall fajtore për shkelje të barazisë në tendera. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me 8 muaj burg. Sikurse raporton Anila Hoxha, fajtorë u shpallën edhe Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati të cilët u dënuan me nga 6 muaj burg. Gjykata e Posaçme nuk ka dhënë pezullim të dënimit me burg në shërbim prove dhe punë të detyruar në komunitet. Top Channel