Dosja 5D/ Gjykata rrëzon kërkesën për veçim të çështjes penale ndaj disa të pandehurve

Dosja 5D/ Gjykata rrëzon kërkesën për veçim të çështjes penale ndaj disa të pandehurve

Avokatja e Taulant Tushës ka kërkuar veçimin e çështjes për klientin e saj, duke argumentuar se “provat dhe faktet janë të ndryshme për të pandehurit, bashkë me akuzën”. Me të njëjtën logjikë, edhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kërkuan që të gjykohen veçmas. Sipas avokatëve mbrojtës, veprat penale për të cilat akuzohen Mariglen Qato dhe Redi Molla – përkatësisht korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash – si dhe Nestor Muhametllari, nuk mund të shqyrtohen në të njëjtin proces, pasi ndryshojnë në natyrë dhe kërkojnë një kohë më të...
Burimi: Gijotina.com