Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dosja ‘5D’/ Financierja zbardh rolin e administratorëve dhe kontaktet me Mariglen Qaton: Kam dërguar e-maile…
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet sot seanca për dosjen “5D”. Një nga dëshmitaret, Pranvera Shahinasi, ish-ekonomiste pranë kompanisë “Igor Electrik” gjatë viteve 2016-2019, ka dhënë detaje mbi funksionimin e brendshëm të shoqërisë, rolin e administratorëve, qarkullimin e parave dhe komunikimet me persona të përfshirë, si Mariglen Qato e Redi Molla. Shahinasi: Në “Igor Electrik” kam punuar në periudhën 2016-2019, kam qenë ekonomiste. Bëja regjistrime në sistem, merresha me faturat. Punën ma përcaktonte administratori, Eduart Menga. Punën e gjeta te këto faqet e punësimit dhe më pas fola me Eduart Mengën. Nestor Muhametllari ka...