Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
DOSJA/ 250 kg kokainë drejt Anglisë, Hoxhosmani i mërzitur pas sekuestros: U shkatërrova, 1.5 mln euro dëm për 1 muaj
Erion Alibej në bashkëpunim me biznesmenët Artur Hoxhosmani dhe Elidon Skëndaj bashkë me Ilir Lloshin kishin porositur 250 kg kokainë që përmes kanalit të La Manshit në Francë do ta kalonin për trafik në Britaninë e Madhe në prill 2020, por droga u sekuestrua. Për këtë dërgesë janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët deri më tani në dosjen e GJKKO për masat e sigurisë, dalin ende të paidentifikuar. Nga kjo dërgesë, 30 kg kokainë ishin ‘pjesa’ e biznesmenit Artur Hoxhosmani, i cili në një komunikim në SkyECC me një prej anëtarëve të grupit, thotë se droga iu sekuestrua,...