Doruntina Kastrati sjell ekspozitën e saj të parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar hapjen e ekspozitës së parë personale të artistes Doruntina Kastrati në këtë institucion, e cila do të çelet më 10 dhjetor 2026. Ekspozita mban titullin “Çdo jetë, një botë” dhe shënon një moment të rëndësishëm në prezantimin e punës artistike të Kastratit para publikut në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Sipas njoftimit të GKK-së, ekspozita do të kurohet nga Sandra Beate Reimann dhe është komisionuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me institucionin artistik Röda Sten Konsthall. Nga Galeria Kombëtare kanë bërë të ditur se detajet e tjera lidhur me ekspozitën do të publikohen në ditët në vijim. ObserverKult Lexo edhe: Biblioteka e Obiliqit pasurohet me 200 libra të rinj nga Instituti Albanologjik
Burimi:
kultplus.com