Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dortmund pa buxhet për merkaton për shkak të… kuzhinës: kostoja është marramendëse
Vetëm një emër shfaqet në listën e “nënshkrimeve të reja” të Borussia Dortmund: Jobe Bellingham, vëllai i yllit të Real Madrid-it. 19-vjeçari është në fakt i vetmi nënshkrim që klubi gjerman ka bërë, pasi e ka pasur të vështirë të realizojë transferime të tjera në këtë merkato të verës. E gjitha për shkak të një buxheti shumë të kufizuar, i cili bëri që pronarët të ndërhynin me vendosmëri. Pati një shpenzim të papritur që, siç theksoi Bild, e ka vënë Borussia Dortmund në një pozicion të vështirë dhe tani do të duhet të rishikojnë strategjitë e tyre të merkatos. Në fakt, disa javë më parë, departamenti i shëndetit dhe sigurisë inspektoi stadiumin në Dortmund, duke e shpallur të gjithë kuzhinën të vjetërsuar dhe të papranueshme....