Doris Lessing, një jetë kushtuar letërsisë dhe çmimi Nobel
Doris May Lessing ishte shkrimtare britaniko-rodeze, e njohur për romanet, tregimet dhe veprat e saj që trajtonin përvojën femërore, marrëdhëniet shoqërore, politikën dhe identitetin njerëzor. Ajo u nderua me çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2007, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë së shekullit XX. Lessing lindi më 22 tetor 1919 në Kermanshah të Iranit, nga prindër britanikë. Gjashtë vjet më vonë, familja e saj u shpërngul në Rodezinë Jugore, territor që sot njihet si Zimbabve, ku ajo kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe rinisë. Ajo e ndërpreu shkollimin në moshën 13-vjeçare dhe vazhdoi të edukohej kryesisht në mënyrë autodidakte. Interesimi për letërsinë, politikën dhe çështjet shoqërore u zhvillua që në adoleshencë, ndërsa tregimet e para nisi t’i...
Burimi:
kultplus.com