Alda Bardhyli: Shtyrja e Panairit të Librit për në datat 24-28 dhjetor, mundësi për ta kthyer librin në dhuratën kryesore të festave!
Në prag të edicionit të 29-të të Panairit të Librit, një fenomen alarmant ka dalë në sipërfaqe për kulturën dhe identitetin shqiptar: të rinjtë e gjeneratës Z po braktisin gjuhën amtare, duke zgjedhur të lexojnë masivisht libra në gjuhën angleze. Ky trend, i cili theksohet nga përdorimi i pandalshëm i teknologjisë dhe pajisjeve elektronike, ngre pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e gjuhës shqipe dhe rrezikun e humbjes së kontaktit me traditën kombëtare brenda pak dekadash. Gjatë një analize të thelluar në studion e lajmeve në “Ora News” me studiuesen dhe botuesen Alda Bardhyli, u evidentua se sfida e leximit është një krizë globale. Ndryshe nga perceptimi i gjerë se rinia nuk lexon, e vërteta është se ata thjesht kanë ndryshuar formën dhe gjuhën e...
Burimi:
kultplus.com