Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Dorëzimi i Selanikut nga gjenerali shqiptar: I mirë për grekët, i keq për bullgarët, tradhtar për Perandorinë Osmane
Shkruar nga Arben Llalla Selaniku është kryeqendra e Greqisë së Veriut. Unë jetova dhe punova rreth 12 vite në këtë qytet. Gjatë qëndrimit tim u mora dhe me studimet historike që lidheshin me jetën politike-shoqërore të shqiptarëve, që nga koha e Perandorisë Osmane e deri më sot. Kështu, në Selanik ka jetuar disa vite Ismail Qemali Vlora e mbreti Ahmet Zogu qëndroi pak muaj mbas largimit nga Shqipëria në vitin 1939. Në qytetin e Selanikut është vrarë ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina, më 12 gusht 1933. Gjatë kohës së kryengritjes së turqve të rinj (Xhonturqit) në korrik-gusht të vitit 1908, Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno qëndruan disa ditë në Selanik. Në vitin 1916, në qytetin e Selanikut, forcat greke të ndihmuar nga ushtria franceze,...