Dorëshkrimet e lashta në manastiret në Greqi hedhin dritë mbi epokën osmane

Dorëshkrimet e lashta në manastiret në Greqi hedhin dritë mbi epokën osmane

Në bibliotekat e ruajtura brenda manastireve të Malit Atos, studiuesit po shqyrtojnë mijëra dokumenta osmane. Disa prej tyre janë nga më të lashtat e zbuluara ndonjëherë, duke i paraprirë edhe pushtimit të Konstandinopojës. Nga këto dokumenta origjinale të ruajtura nga murgjit ndër shekuj mësohet se si sulltanët osmanë ruajtën autonominë e këtij komuniteti të krishterë, duke nxjerrë madje edhe fermanë për mbrojtjen e tij. Në brendësitë e manastirit të lashtë Pantokrator në komunitetin e murgjëve në Malin Atos, studiuesit po hulumtojnë për herë të parë një thesar të panjohur deri më tani – mijëra dorëshkrime të epokës osmane, disa prej të cilave më të vjetrat e zbuluara ndonjëherë. Bilbioteka e këtij komuniteti të vetëqeverisur të themeluar mbi 1 mijë vite më parë në gadishullin Atos...